Grekët mbajnë 1 minutë heshtje për ekstremistin që u vra se qëlloi RENEA-n - Bota Sot
Grekët mbajnë 1 minutë heshtje për ekstremistin që u vra se qëlloi RENEA-n

Shqipëria

Grekët mbajnë 1 minutë heshtje për ekstremistin që u vra se qëlloi RENEA-n

Më: 9 nëntor 2018 Në ora: 17:48
Parlamenti i Greqisë

Parlamenti i Greqisë, nderon ekstremistin Kostandinos Kacifas me 1 minutë heshtje.

Ky akt nderimi për të vrarin gjatë shkëmbimit të zjarrit me forcat RENEA të është bërë me propozim të kryetarit të parlamentit, Nikitas Kaklamanis.

“Ne shprehim simpatinë tonë të palëkundur ndaj familjes së Epirit Konstantinos Katsifas dhe dënimit të çuditshëm të policisë shqiptare në Bularat. Unë kërkoj miratimin e Parlamentit, sepse nuk parashikohet në Rregulloren e Punës, të mbajë një minutë heshtje”, tha Nikitas Kaklamanis, duke hapur seancën plenare të sotme.

Një minutë heshtje ishte refuzuar disa ditë më parë kur u kërkua nga deputetë të Agimit të Artë. Nuk dihet se çfarë ka ndryshuar në qëndrim kësaj here. Por me siguri që partia në pushtet, SYRIZA i druhet faktit se kjo ngjarje po përdoret nga opozita për qëllime elektorale. Kujtojmë që në verë të këtij viti do të mbahen zgjedhjet parlamentare në Greqi. Partia opozitare Demokracia e Re kryeson në sondazhe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...