Alibeaj: Të zgjidhet ngërçi në Gjykatën Kushtetuese - Bota Sot
Alibeaj: Të zgjidhet ngërçi në Gjykatën Kushtetuese

Shqipëria

Alibeaj: Të zgjidhet ngërçi në Gjykatën Kushtetuese

Më: 12 nëntor 2018 Në ora: 06:35
Enkelejd Alibeaj

Dekretimi i Vitore Tushes ne krye te Kontrollit te Larte te Shtetit ka hapur debatin nëse largimi i saj nga Gjykata Kushtetuese e pengon apo jo funksionimin e Këshillit te Emërimeve ne Drejtësi. Për nënkryetarin e Komisionit te Ligjeve, Enkelejd Alibeaj, përgjigja është po. Këshilli i Emërimeve ne Drejtësi ka ne përbërje te tij dy përfaqësues nga Gjykata Kushtetuese dhe aktualisht ne këtë gjykate i kane mbijetuar vetingut vetëm dy anëtare Vitore Tusha dhe Bashkim Dedja.

Çdo mungese qofte edhe e një anëtari te vetëm nuk mund ta toleroje, ta lejoje Këshillin e Emërimeve ne Drejtësi te funksionoje ne mënyre te gjymtuar.

Alibeaj është kundër juristeve qe besojnë se Këshilli i Emërimeve ne Drejtësi funksionon me kuorum e mjaftojnë vetëm 5 anëtarë nga institucione te tjera. Ish-ministri i drejtësisë shpjegon se Këshilli i Emërimeve është ndërtuar me përfaqësues te Gjykatës Kushtetuese, asaj te Larte, Prokurorisë se Përgjithshme, Gjykatave e Prokurorive te Apelit për te përfaqësuar te gjithë sistemin e drejtësisë e për te shmangur disa rreziqe.

Rreziku i pare mosperfaqesimi i plote i te gjithë sistemit te drejtësisë, se dyti qe është me e rrezikshme rënia e numrit nga 9 ne 7, ne 6 apo ne 5 siç thuhet lart e poshtë qe është numri minimal i funksionimit, sjell rrezikun e kontrollit politik.

Për opozitën ne këtë situate ka vetëm një zgjidhje, te ndërhyhet ne ligj për te përshpejtuar ngritjen e Gjykatës Kushtetuese.

Ndryshime ligjore qe saktësojnë përshpejtimin e procedurës dhe gjejnë një lloj zgjidhje qe te garantojnë një, KED te jete jo i kapur politikisht dhe se dyti qe te funksionoje një ore e me pare e mënyrë qe te emëroje anëtaret e Gjykatës Kushtetuese ndryshe jemi ne një rreth vicioz.

Rrethi vicioz është përshkrimi për situatën aktuale, nëse nuk kemi anëtarë ne Gjykatën Kushtetuese nuk ngremë dot ne dhjetor Këshillin e Emërimeve ne Drejtësi, e nëse nuk kemi Këshill te Emërimeve ne Drejtësi nuk mund te plotësojmë vakancat ne Gjykatën Kushtetuese pasi ky është organi qe vlerëson dhe rendit te gjithë kandidatet për këtë Gjykate. Qe prej shkurtit te vitit te kaluar janë dhjetëra kandidate qe kane aplikuar për 5 vende vakante ne Gjykatën Kushtetuese, por procesi është bllokuar për shkak te mosfunksionimit te këshillit shumica e anëtareve te te cilit u rrezuan ne veting.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...