Policia ka nisur ditën e sotme një operacion antimafia - Bota Sot
Policia ka nisur ditën e sotme një operacion antimafia

Shqipëria

Policia ka nisur ditën e sotme një operacion antimafia

Më: 14 nëntor 2018 Në ora: 10:21
Policia italiane ka nisur ditën e sotme një operacion antimafia

Policia italiane ka nisur ditën e sotme një operacion antimafia për sa i përket basteve online. Sipas mediave të shtetit fqinj janë arrestuar 68 persona dhe janë kryer shumë sekuestro. Përfitimi në total shkon në 1 miliard euro, por mendohet se janë qarkulluar deri në 4.5 miliardë euro, para që vinin nga përfitimet nga bastet online.

Informacionet e para tregojnë se mafia italiane kontrollonte tregun e basteve duke pastuar para nëpërmjet llogarive të hapura në kompani të ndryshme online dhe duke shmangur taksat. Operacioni është shtrirë edhe në vende të tjera si Zvicra, Austria, Britania e Madhe, Luksemburgu, apo dhe Shqipëria. Në të gjitha këto vende mafiozët kishin hapur kompanitë e tyre për të qarkulluar para në mënyrë të jashtëligjshme dhe i investonin ato për të blerë prona jashtë vendit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...