Komisariatet e Tiranës në garë, cili të procedojë më shumë protestues - Bota Sot
Komisariatet e Tiranës në garë, cili të procedojë më shumë protestues

Shqipëria

Komisariatet e Tiranës në garë, cili të procedojë më shumë protestues

Më: 14 nëntor 2018 Në ora: 21:22
Foto

Prej rreth dy javësh, banorë të zonës së njohur si “Astiri” te Unaza e re, protestojnë për kompensimin e shtëpive të tyre, nga prishje për shkak të rikonstruksionit të këtij segmenti rrugor.

Protestat e tyre, zhvillohen rregullisht pranë banesave të tyre, ndërsa dje e zhvendosën edhe te bashkia e Tiranës.

Pikërisht, protesta e dyfishtë dje, ka futur në garë edhe komisariatet e Policisë së Tiranës, se cili do të procedojë më shumë protestues., Sipas burimeve zyrtare të Policisë Vendore të Tiranës, mësohet se ndërsa Komisariati nr. 1 referoi materialet në Prokurori për 8 persona, Komisariatit nr. 6 referoi materialet për 3 persona të tjerë.

Komisariati i Policisë Nr. 1

Më datë 13. 11. 2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë për shtetasit D. P., L. P., F. P., F. A., E. F., I. F., H. Gj. dhe Sh. S., vjeç 30, 59, 51, 43, 40, 32, 42 dhe 45, banues në Tiranë, sepse përpara godinës së Bashkisë Tiranë, kanë organizuar një protestë pa pasur leje, duke bllokuar dhe rrugën. Nenet 262 e 293 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 6

Më datë 13. 11. 2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë për shtetasit E. F., A. F. dhe F. M., vjeç 36, 29 dhe 31, banues në Tiranë, sepse në rrugën “Teodor Keko”, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë organizuar një protestë pa lejen e organeve përkatëse, duke bllokuar rrugën e djegur koshat e mbeturinave. Punohet për identifikimin dhe shoqërimin e personave të tjerë pjesëmarrës. Nenet 262, 274, 150, 293 dhe 25 të Kodit Penal.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test
Tjera