“Fluturon” shkodrani, ecën me 182 km në autostradë - Bota Sot
“Fluturon” shkodrani, ecën me 182 km në autostradë

Shqipëria

“Fluturon” shkodrani, ecën me 182 km në autostradë

Më: 17 nëntor 2018 Në ora: 08:43
Pamje nga videoja

Policia rrugore e Tiranës ka zhvilluar sërish kontrolle gjatë natës për drejtuesit e mjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit në rrugë. Këtë herë policia ka ndaluar një të ri nga Shkodra që lëvizte me shpejtësi tej normave të lejuara në autostradën Durrës-Tiranë duke e ndëshkuar.

“Me Radar me Policinë Rrugore të Tiranës në rrugën interurbane Durrës-Tiranë.

Parandalimi i aksidenteve rrugore ka mobilizuar 24/24 h Policinë Rrugore të Tiranës.

Drejtuesi i mjetit “Audi”, shtetasi 26-vjeçar K.M., nga Shkodra me 182 km/h dhe në kushte të në rruge.

Reklamimi i shkeljeve të ndryshme te Kodit Rrugor ka një qellim të vetëm: Sensibilizimin e drejtueseve të mjeteve dhe të këmbësorëve për zbatim të rregullave të qarkullimit rrugor, me qëllim që të shpëtojmë jetë dhe jo të ndëshkojmë fajtorët pas aksidentit”, shkruhet në faqen e Policisë së Shtetit në “Facebook”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test
Tjera