“Dekani i Kamzës u bë palë me Bashën”, ish-zv.ministri braktis takimin me studentët

Shqipëria

“Dekani i Kamzës u bë palë me Bashën”, ish-zv.ministri braktis takimin me studentët

Më: 22 nëntor 2018 Në ora: 07:22
Taulant Muka

Ditën e sotme kryedemokrati Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me studentët për qeverisjen e mirë, siç e kanë quajtur, takim i cili është braktisur nga ish-zv.ministri i Arsimit Taulant Muka.

Muka shkruan se ka shkuar ditën e sotme në takimin e thirrur për studentët, por është detyruar të largohet më pas sepse Dekani i Universitetit Bujqësor të Kamzës e ka kthyer takimin në forum politik, duke i bërë kritika qeverisë ndërsa ka përkëdhelur siç shkruan ai Lulzim Bashën si kryeministrin e ardhshëm.

“Shkoj në një takim i thirrur për studentët, dhe ndërkohë u kthye në një forum politik! Dekani i Universitetit Bujqësor i bën kritika qeverisë aktuale dhe përkëdhel kryetarin e PD si kryeministri i ardhshëm që do ofrojë zgjidhjen (askush nuk e dinte që do ishte në takim)! 

Normal që u largova në shenjë proteste! Tani kuptoj pse salla ishte plotë! Mjerë studentët që vetëm përdoren nga politika, majtas dhe djathtas!”, ka shkruar studiuesi në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat