Protestuesi tregon pse u qëllua Rama me këpucë

Shqipëria

Protestuesi tregon pse u qëllua Rama me këpucë

Më: 23 nëntor 2018 Në ora: 15:10
Rama - protestusi

Flori Protoduari është një nga banorët banesa e të cilit preket nga projekti i Unazës së Madhe. Së bashku me banorët e mbi 300 subjekteve që janë në plan për tu shembur tek zona e "Astirit", Flori nuk ka ndalur protestën duke kërkuar transparencë për dëmshpërblimin që ata do të kenë kur rruspat ti prishin banesën.

"Ne s'jemi kundra rrugës, na vjen keq për shtëpitë tona. Unë e kam blerë dy herë këtë tokë, herë nga një pronar dhe herë nga shteti, dhe shteti më thotë sërish zaptues. Kush është ligji i qeverisë, sa do më paguajnë për metra katrorë?! Pa na treguar sa është vlera për metër katror nuk se do i ças tek shtëpia" tha Protoduari në një intervistë për gazetaren e Ora News, Xhensila Demollai.

Ai ka qenë i pranishëm në incidentin e ndodhur dje me kryeministrin Edi Rama në spitalin e Traumës kur dikush tentoi ta godiste me këpucë.

Për mikrofonin e Ora News ai tregon detaje të këtij momenti dhe më pas shoqërimin e tij dhe të 4 personave të tjerë në polici. Prodouari tregon dhe bisedën që kishin bërë me efektivët e policisë në furgon

"I kishte vajtur gruas time tek krevati dhe në vend që ti thoshte të shkuara i kishte thënë pse dilni në protestë. Ne po rrinim të prisnim jashtë dhe unë doja të largohesha pasi isha i bindur se dhe ai i gjati (i drejtohet kështu kryeministrit) do dilte të na provokonte. Ai doli. Kunati im nisi të thërriste: Turp! Turp! Ndërohë që ai vuri gishtin tek buzët për të thënë heshtni. Dikush prapa nesh e qëlloi me këpucë.

Menjëherë nisi raprezalja. Na  morën në furgon dhe na çuan në polici. Rrugës na thonin keni dëmtuar kolegen tonë, po ajo gruaja protestuese që u dëmtua dhe ndodhet në spital nuk i dhimbsej"   

Për personin që ka qëlluar këpucën thotë se quajnë Ilir, punon në shtet dhe se atij i është prishur shtëpia dy herë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat