LSI akuzon: Rama po përçan shqiptarët - Bota Sot
LSI akuzon: Rama po përçan shqiptarët

Shqipëria

LSI akuzon: Rama po përçan shqiptarët

Më: 23 nëntor 2018 Në ora: 21:27
Kejdi Mehmetaj

Lëvizja Socialiste për Integrim akuzon Kryeministrin që po përçan shqiptarët.

Ka qenë deputetja e LSI-së Kejdi Mehmetaj, e cila në një deklaratë për mediat, sulmoi ashpër kryeministrin Edi Rama.

Teksa u ndal tek protesta e banorëve të Unazës së Re, në emër të LSI-së Mehmetaj tha se Rama pavarësisht se u premtoi atyre legalizime, me këtë projekt do të fitojë miliona euro.

Po ashtu ajo theksoi se në protestat e këtyre banorëve janë futur edhe persona provokatorë, për të sjellë incidente.

“Kryeministri ogurzi, i cili kur kërkonte votat për t’u zgjedhur në krye të vendit, u premtonte banorëve legalizimet e pronave ashtu siç vetë ju e dëgjuat dhe vetë pranonte se ishin ndërtuar me djersë e gjak, sot i ka vendosur ata nën diktatin e dhunës dhe shkatërrimit.

Gjithashtu duhet të japin shpjegime se përse gjatë protestave të qytetarëve vendosen provokatorë, te cilët janë identifikuar nga protestuesit dhe që synojnë të sjellin konflikt brenda protestës.

Edhe njëherë po theksojmë këtu përpara qytetarëve shqiptarë, që secili prej nesh sot është banor i Unazës së Re dhe kushdo që mendon se mund të shkatërrojë pronën e qytetarëve shqiptar pa e dëmshpërblyer atë, duhet të mendohet mirë, sepse pasojat do të jenë shumë të rënda”, tha ajo.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...