Salianji: Dako simbol i lidhjes së politikës me krimin, prokuroria të avancojë me dosjen 339

Shqipëria

Salianji: Dako simbol i lidhjes së politikës me krimin, prokuroria të avancojë me dosjen 339

Më: 24 nëntor 2018 Në ora: 16:18
Ervin Salianji

Menjëherë pas kryetarit Basha, në sallën e konferencës për shtyp të selisë së Partisë Demokratike, u paratiq edhe deputeti i kësaj force, Ervin Salianji.

Ndryshe nga Basha, Salianji nuk u mor me protestën në Unazën e Re, por foli sërish për dosjen hetimore ku është i implikuar edhe kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako.

“Dosja numër 339 vërtetoi lidhjen e politikës me krimin dhe Vangjush Dakon si simbol të kësaj bashkëjetese. Kryebashkiaku i Durrësit, në bashkëpunim me bandën e Durrësit dhe Shijakut, kanë kryer krim elektoral, duke vjedhur dhe manipuluar votat e qytetarëve. Në Itali kemi një qeveri që refuzon votat e krimit, ndërsa Edi Rama qeveris me votat e krimit dhe kjo është arsyeja, pse ne na janë mbyllur dyert e Europës”, deklaroi Salianji.

Në mbyllje, deputeti i Partisë Demokratike përsëriti edhe njëherë apelin e tij për Prokurorinë, që të avancojë punën me dosjen 339 dhe të arrestojë Vangjush Dakon.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat