Protesta tek Astiri, Basha: Rama t’i bëjë hesapet mirë kur i sul policinë banorëve, ju garantoj se do…

Shqipëria

Protesta tek Astiri, Basha: Rama t’i bëjë hesapet mirë kur i sul policinë banorëve, ju garantoj se do…

Më: 24 nëntor 2018 Në ora: 17:48
Lulzim Basha

Vijon protesta në zonën e Astirit në Tiranë, ku banorët kanë bllokuar sërish rrugën për të kërkuar dëmshpërblim për banesat që do të shemben nga projekti i Unazës së Re, si dhe kanë bërë thirrje që të lirohen protestuesit që u arrestuan ditën e enjte.

Në këtë protestë është bashkuar edhe kreu i opozitës, Lulzim Basha i cili u shpreh se do të qëndrojë pranë banorëve për të mbrojtur banesat e tyre.

Gjatë fjalës së tij, ndër të tjera Lulzim Basha u shpreh:

Ajo që po ndodh këtu është një barbari, shkelje e kushtetutës, jemi këtu për të mbrojtur shtëpitë e tyre bashkë me ta dhe për të dhënë mesazhin se ata nuk do t’i lëshojnë shtëpitë e tyre dhe se Rama duhet t’i vejë gishtin kokës. Për një vjedhje astronomike, Rama do që t’i prishë këto banesa.

Ka shpikur skemat më perverse për të vjedhur Shqipërinë, këtu vjedh vetëm me një dorë 40 mijë euro. Ky është një projekt i agait të Surrelit ndaj jemi në krah të këtyre.

Ai po keqpërdor policinë e shtetit, dhe sot u bëj thirrje që policia të mos dalë kundër të drejtëve të qytetarëve.

Ti bëjë mirë hesapet mirë Rama kur i sul policinë qytetarëve.

Ju garantoj se dhuna që ka ushtruar në komisariat ndaj të arrestuarve është regjistruar dhe cdokush do të mbajë përgjegjësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat