Pas reagimeve të ashpra në Kosovë, Arben Ahmetaj shlyen postimin

Shqipëria

Pas reagimeve të ashpra në Kosovë, Arben Ahmetaj shlyen postimin

Më: 24 nëntor 2018 Në ora: 20:37
Arben Ahmetaj

Ministri i Financave në Shqipëri, Arben Ahmetaj, pasi u deklarua kundër taksës 100 % që Kosova i ka vënë produkteve serbe dhe atyre të Bosnjës dhe Hercegovinës, ka mbajtur një takim shumë miqësor me homologun e tij serb, Sinisa Mali. Për këtë takim gjatë ditës ka shkruar vetë Ahmetaj në Facebook. Aty Ahmetaj thoshte se Shqipëria dhe Serbia mund ta japin shembullin më të mirë të bashkëpunimit ekonomik e politik. Mirëpo, tash Ahmetaj këtë poshtmi e ka fshirë.

Ministri i Financave në Shqipëri, Arben Ahmetaj, është dorëzuar përballë kritikave të shumta që mori nga Kosova, për kundërshtimin që ai bërë vendimit të Qeverisë së Kosovës për taksën 100 % ndaj Serbisë.

Ahmetaj pak më parë e ka fshirë postimin e tij në Facebook, kur kishte dal kundër vendimit.

Fshirjen e postimit, ministri shqiptarë e ka bërë pas presionit që erdha nga Kosova.

Ndaj postimit të ministrit të  Financave në Shqipëri, Arben Ahmetaj kanë riguar njerëz të fushave të ndryshme të Kosovës.

Kujtojmë se Ahmetaj e ka quajtur si të pa shëndetshme për ekonomin e dy vendeve rritjen e taksës prej 100% të Kosovës ndaj produkteve serbe.

Ministri Ahmetaj i ka sugjeruar Kosovës që të mos marrë masa të tilla me asnjë vend, pasi vendosja e tarifave, sipas tij, shkon si kosto mbi qytetarët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat