Edi Rama-Serbisë: What the Fuck? Nuk ka më Roaming mes shqiptarëve! Shëndet dhe mirupafshim!

Shqipëria

Edi Rama-Serbisë: What the Fuck? Nuk ka më Roaming mes shqiptarëve! Shëndet dhe mirupafshim!

Më: 26 nëntor 2018 Në ora: 10:48
Kryeministri Edi Rama

(E plotësuar) - Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka deklaruar se Serbia nuk duhet të jetë trifytyrëshe nëse dëshiron të ketë bashkëpunim me rajonin, duke shpjeguar se marrëdhënie me fqinjin verior është strategjik në afatgjatë, por jo si nevojë e njëanshme serbe. Ai ka premtuar se në gjashtë muajt e parë të vitit që po vjen, Kosova dhe Shqipëria do të përdorin një palë dokumente, pra sipas tij, nuk do të ketë kufi mes dy vendeve. Kjo siç ka thënë ai, nuk duhet merret kërcenim nga askush.

Ka paralajmëruar edhe Bashkimin Evropian që të mos përdor kritere të dyfishta për shqiptarët.

Sa i përket Roamingut, ai tha se shqiptarët nuk do të përdorin më Roaming mes vete dhe kjo, siç tha ai, është vendim i njëanshëm nëse nuk pajtohen të tjerët.

Rama ka folur për tarifën 100% për produktet serbe që e ka vendosur Kosova, ku tha se ky nuk është vendim ekonomik dhe sipas tij, nuk do ketë tarifa mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive shqiptare që po mbahet në Pejë, Rama tha se Serbia po i bënë Kosovës goditje pas shpine.

Rama: Tarifa 100% është reagim politik ndaj sjelljes suplematiste të Serbisë ndaj Kosovës

“(Tarifa 100% për produktet serbe) Është një vendim irracional në kushte normale, por krejt normal në kushte irracionaliteti si ato që përvijon vijimisht qasje e dyfytyrësisë së Serbisë. Kush e sheh tarifën 100% si vendim ekonomik gabon, jo, tarifa 100% është reagim politik, reagim politik ndaj ekseseve të vazhdueshme ndaj një sjellje suplematiste të Serbisë ndaj Kosovës”, tha ai.

“What the Fuck” tha Rama, kur kuptoi se si BE-ja po i bënë presion Kosovës të largojë emrin Republika e Kosovës kur merr pjesë në takime që për qëllim kanë arritjen e marrëveshjeve me Serbinë.

Rama: What The Fuck?

“Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, më tregonte mbrëmë se si në Beograd deri në dy të natës, me anë të të dërguarve të Evropës, i kërkonin të hiqnin fjalën Republika e Kosovës nga fjalimi që do të mbante të nesërmen, në një mbledhje të përbashkët ku edhe Kosova ishte e pranishme, me vullnetin e mirë për të nënshkruar një deklaratë të përbashkët në rrugën drejt bashkimit rajonal. What The Fuck? do të thuhej në gjuhën e Bashkimit Evropian”, tha ai.

Rama ka thënë se ka vështirësi gjithmonë, por ato kalojnë nëse ekziston vullneti i mirë.

Zero tarifa dhe zero barriera jotarifore tha se do të ketë mes Kosovës dhe Shqipërisë në gjashtë muaj e parë të vitit 2019.

Rama: Tarifa 100% në veri dhe për të pasur tarifë 0% në jug të Kosovës

“Zero tarifa dhe zero barriera jo tarifore brenda gjashtë mujorit të parë të vitit të ardhshme mes Shqipërisë dhe Kosovës, nëse duhet ta bëjmë jemi këtu për ta bërë këtë, dhe jo të mblidhemi edhe një herë, sot është koha për të vënë tarifa 100% në veri dhe për 5të pasur tarifë 0% në jug të Kosovës”, ka deklaruar Rama.

Ai tha se duhet bërë edhe bashkimi doganore, një transit në portin e Durrësit për Kosovës dhe hapat e ardhshëm të gjashtë mujorit për bashkim doganor.

Rama tha se ky nuk duhet vlerësohet si kërcënim nga askush.

Rama: Ky nuk është kërcënim, është shembull që duhet ta marrin të gjitha

“Kushdo që e konsideron kërcënim, le të vij në tavolinë qoftë në Serbi apo në Bashkimin Evropian, ne ja shpjegojmë që nuk është kërcënim por ftesë që të gjithë të marrin shembull nga ky bashkëpunim, dhe Serbia e parë të ndjek shembullin e këtij bashkëpunimi”, tha ai.

Në gjashtë mujorin e parë të vitit që po vjen ai tha se duhet njohje e plotë e dokumenteve, çfarëdo qofshin ato, që të njihet në të dyja vendet, pa i endur sipërmarrësit.

Premtoi se do të hiqet Roamingu, me apo pa dëshirën e të tjerëve.

Rama: Nuk ka më Roaming mes nesh. Shëndet dhe mirupafshim

“Meqë ata nuk duan që të jemi pjesë e marrëveshjes së tyre të Roamingut, ne bëjmë marrëveshjen tonë dhe brenda gjashtë mujorit të parë të vitit të ardhshëm, Shqipëria dhe Kosova, kanë marrëveshjen e tyre të përbashkët dhe nuk ka më Roaming mes nesh. Shëndet dhe mirupafshim”, deklaroi Rama.

Tha se do të ketë lehtësim për qarkullim të mallrave dhe njerëzve nga të dyja anët. Ndërsa, të dhënat për të gjithë personat do të jenë jashtë perimetrit të dy vendeve, brenda perimetrit do funksionojmë si një kufi pa kufi.

Kërkoi nga kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj që të ulen bashkë për të vendosur një fond, që bashkë me konsulencë ndërkombëtare, të bëjnë një dokument analitik – strategjik; Shqipëri & Kosova -  rruga e bashkimit të shqiptarëve në horizontin e vitit 2025. Dokument ky demokrafik, ekonomik, social, i sistemeve politike.

***

Kryeministri i Shqipërisë në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive shqiptare, ka thënë se frenezia me të cilën Serbia po e bllokon Kosovën në instanca rajonale e ndërkombëtare e deri te kurajo e pa shpjegueshme për të kërkuar tërheqjen e njohjeve të Kosovës si republikë, nuk është thjesht shqetësuese, është sfiduese deri në dekurajimin e procesit të vet dialogut dhe është provokuese deri në nevojën për reagime proporcional.

Rama ka deklaruar se i mirëpresin të gjitha dinamikat dy palësh dhe shumëpalësh që qojnë drejt plotësimit kuadrin e gjymtuar të sovranitetit e Republikës së Kosovës dhe lëvizjes së lirë dhe kjo është që kanë qenë dhe mbeten të zhgënjyer nga qasja e Bashkimi Evropian dhe të gjithë atyre shteteve që janë në themelet e pavarsisë së Kosovës në raport me të drejtën për lëvizjen e lirë të qytetarëve të saj dhe për këtë arsye themelimi i Forcave të Armatosura ishte hapi i duhur dhe kuptim plot në drejtim të plotësimit të kuadrit të një shteti që nuk mund të jetë dhe nuk mund të konsiderohet nga askush një gjysmë shtet.

“Për Kosova përveç së qenuri sensimentalisht shëmbëlltyra, referencë e konvertimit të saj, Shqipëria është shteti natyralisht më i prirur për bashkëpunim dhe më i interesuari për suksesin e Kosovës”, tha Rama.

Ai foli edhe për marrëveshjen përfundimtare në mes Kosovës dhe Serbisë.

“Një draft dakordësimi është nën mbikëqyrjen e Bashkimit Evropian, por frenezia me të cilën Serbia po e bllokon Kosovën në instanca rajonale e ndërkombëtare e deri te kurajo e pa shpjegueshme për të kërkuar tërheqjen e njohjeve të Kosovës si republikë, nuk është thjesht shqetësuese, është sfiduese deri në dekurajimin e procesit të vet dialogut dhe është provokuese deri në nevojën për reagime proporcional“, tha ai.

“Ministri i punës dhe mirëqenies sociale i Qeverisë së Kosovës më tregonte mbrëmë se si në Beogarad deri në 2 të natës, me anë të të dërguarëve të Evropës i këkronin që të hiqte fjalëqn republika e Kosovës në fjalimin që do të mbante të nesërmen, what the fack do të thuhej në gjuhën e Bashkimit Evropan”, tha ai.

Rama: Njohja e Kosovës stabilizon rajonin. Të zhgënjyer me BE-në sepse…

Kryeministri Edi Rama deklaroi në mbledhjen e përbashkët të qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës se “qenësia e normalizuar e Kosovës është çelësi i stabilizimit përfundimtar rajonal”.

“Për Shqipërinë, Kosova është shtet i pavarur, sovran, me regjim demokratik, garancia dhe qenësia e normalizuar e të cilit është çelësi i stabilizimit përfundimtar rajonal”, theksoi Rama.

Kreu i qeverisë shqiptare shtoi se “e drejta ndërkombëtare nuk njeh gjysmë-shtete dhe nuk njeh gjysmë-njerëz”, duke nënvizuar se “prandaj jemi të zhgënjyer nga qasja e BE-së në lidhje me pavarësinë e Kosovës dhe lëvizjen e lirë të qytetarëve të saj”. “Interpoli ishte shfaqje dekurajuese për shfaqjen e partnerëve potencialë në rajon”, shtoi Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat