U akuzua për korrupsion, jepet dënimi për gjyqtarin Shkëlqim Miri

Shqipëria

U akuzua për korrupsion, jepet dënimi për gjyqtarin Shkëlqim Miri

Më: 27 nëntor 2018 Në ora: 12:03
Shkëlqim Miri

Dënohet me 1 vit e 8 muaj burg gjyqtari Shkëlqim Miri, i akuzuar për korrupsion.

Prokurori kërkoi 4 vite dhe me gjykim të shkurtuar u dënua me 1 vit e 8 muaj burg.

Ish-gjyqtari i Apelit Tiranë, Shkëlqim Miri, u arrestua më 10 nëntor të vitit të kaluar nën akuzat për korrupsion. Ndaj tij rëndon akuza se ka marrë ryshfet 30 mijë euro në këmbim të një vendimi më të favorshëm ndaj Gentian Dodës i akuzuar për vrasje në vitin 1997.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat