Përrenjas, dhunohet barbarisht përgjegjësi i OSHE-së, arrestohet agresori

Shqipëria

Përrenjas, dhunohet barbarisht përgjegjësi i OSHE-së, arrestohet agresori

Më: 27 nëntor 2018 Në ora: 21:23
Ilustrim

Pas dhunës së ushtruar ndaj përgjegjësit të OSHE-së në Përrenjas, policia ka arrestuar një 46 vjeçar.

Në pranga përfundoi Artan Kokonozi, banues po në këtë qytet.

Ky shtetas akuzohet se ka dhunuar shefin e grupit Operativ të OSHEE Prrenjas, Reshit Karriqi. 57 vjeçari është goditur me grushte dhe sende të forta.

Dhunuesi rezulton të ketë zaptuar me dhunë tre muaj më parë një ambient që është në pronësi të OSHEE. Karriqi ka denoncuar rastin në polici dhe kjo ka shërbyer si motiv për ushtrimin e dhunës ndaj tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat