Rusia forcon mbrojtjen në Krime; Ukraina në gjendje lufte - Bota Sot
Rusia forcon mbrojtjen në Krime; Ukraina në gjendje lufte

Bota

Rusia forcon mbrojtjen në Krime; Ukraina në gjendje lufte

Më: 28 nëntor 2018 Në ora: 12:26
Kufiri administrativ i Ukrainës me Krimenë

Rusia tha se do të rrisë mbrojtjen në Krime – rajonin që ka aneksuar nga Ukraina në vitin 2014 – pasi gjendja e luftës në disa pjesë të Ukrainës hyri në fuqi të mërkurën.

Parlamenti i Ukrainës i ka dhënë mbështetje shpalljes së gjendjes së luftës, pasi forcat ruse, të dielën, kanë aneksuar tri anije të Ukrainës dhe kanë ndaluar dhjetëra marinarë të saj, në brigjet e Krimesë.

Rusia ka thënë se anijet ukrainase kanë hyrë ilegalisht në ujërat e saj, por Kievi e ka mohuar një gjë të tillë, duke e cilësuar veprimin rus si “agresion”.

Ngjashëm kanë reaguar edhe shtetet perëndimore, duke i bërë thirrje Rusisë që t’i lirojë marinarët e ndaluar.

Ukraina shpalli gjendje lufte në dhjetë nga 27 rajonet e saj, përfshirë ato që kufizohen me Rusinë.

Kremlini e cilësoi këtë si një akt "të pamatur" që "potencialisht mund të çojë në përshkallëzim të tensioneve në rajonin juglindor të Ukrainës”.

Në këtë pjesë, forcat qeveritare të Ukrainës luftojnë separatistët pro-rusë qysh në vitin 2014. Konflikti ka lënë mbi 10,000 njerëz të vrarë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...