Vrasja në ish- bllok, thyen heshtjen Elvana Gjata

Shqipëria

Vrasja në ish- bllok, thyen heshtjen Elvana Gjata

Më: 28 nëntor 2018 Në ora: 14:18
Elvana Gjata

Report Tv zbardh detaje te komunikimit te Elvana Gjates me grupin hetimor lidhur me përplasjen me armë zjarri në ish-bllok mbrëmjen e 4 tetorit.

Burime për Report Tv saktësuan se Elvana Gjata ka statusin e dëshmitares dhe ndaj saj nuk ka masë sigurie, ndërsa në kërkim policor vijon të jetë i fejuari i saj Ervin Mata, protagonist në përleshjen me armë zjarri me grupin e Ervis Martinajt.

Elvana Gjata 3 javë më parë i ka dërguar me postë prokurorisë, por detajet e letrës janë bërë publike vetëm sot. Drejtuar organit të akuzës, këngëtarja i njofton se nuk ndodhet në Shqipëri, ndërsa shton se është njoftuar nga mediat lidhur me faktin se prokuroria kërkon dëshminë e saj për rrethanat e asaj që ndodhi brenda lokal "Monopol", edhe pse thekson se nuk ka qenë e pranishme në momentin kur nisi konflikti me armë.

“Jam njohur nga media se kërkohet dëshmia ime. Ndodhem jashte vendit për arsye shendetesore, jam njohur nga media se kërkoni deshminë time. Sapo te jem në Shqiperi do të paraqitem për të dhënë deklarimet e mia.“

Edhe sipas hetimeve të policisë dhe prokurorisë, por edhe dëshmitarëve, kengëtarja Elvana Gjata s'ka qenë e pranishme në momentet e konfliktit në ish-bllok ku nga përplasja fizike dhe përdorimi i armëve të zjarrit mbeti një viktime e dy të plagosur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat