Dita e Pavarësisë, Meta: Funksionimi i shtetit kërkon dialog të qëndrueshëm

Shqipëria

Dita e Pavarësisë, Meta: Funksionimi i shtetit kërkon dialog të qëndrueshëm

Më: 28 nëntor 2018 Në ora: 22:47
Ilir Meta, Gramoz Ruçi dhe Edi Rama

Në Pallatin e Brigadave, sot në mbrëmje, u zhvillua pritja shtetërore e organizuar nga Presidenti Ilir Meta me rastin e Festës Kombëtare, Ditës së Pavarësisë dhe të Flamurit.

Të pranishëm në këtë ceremoni ishin Presidenti Ilir Meta, kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi, kryeministri Edi Rama, ministra të kabinetit qeveritar, si dhe ambasadorë dhe personalitete të huaja të ftuara për festat e flamurit.

Gjatë fjalës së tij në këtë ceremoni, Presidenti Ilir Meta u ndal dhe në problematiket kryesore të vendit. “Kremtojmë kryefestën tonë kombëtare. Historia është një kujtesë për brezat, për mos t’u harruar. Vepra e Skënderbeut është sa shqiptare aq dhe Europiane. Funksionimi i shtetit kërkon dialog të qëndrueshëm. Emigracioni, këmbanë alarmi për klasën politike’, tha presidenti Meta në fillim të fjalës së tij.

Presidenti Meta u shpreh se Shqipëria duhet të zgjidh çështjet e emigracioni, ndërsa tha se ‘kjo është kambanë alarmi për klasën politike për të krijuar kushte për të rinjtë. Sfidat kërkojnë bashkëpunim për një klimë politike konstruktive, ku të drejtat njerëzore duhet të jenë prioritet i të gjithëve”.

Meta i bëri një apel politikës, se duhet të bashkëpunojë për funksionim sa më të mirë të shtetit ligjor. “Funksionimi i shtetit ligjor dhe institucionet e pavarura kërkon dialog dhe bashkëpunim të qëndrueshëm mes shumicës dhe opozitës”.

Presidenti theksoi se ende nuk është përmbushur misioni për integrimin në BE. “Kthimi i Shqipërisë dhe shqiptarëve në familjen evropianë është një mision ende i pa përmbushur tërësisht për ne”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat