Përmbyten serrat në Fier

Shqipëria

Përmbyten serrat në Fier

Më: 29 nëntor 2018 Në ora: 12:46
Foto

Dhjetëra hektarë me serra ku janë mbjellë luleshtrydhe u përmbytën në fshatin Kafaraj të Fierit.

Ndonëse lumi Vjosë ndodhet në shtratin e tij, rreth 20 fermerë që kultivojnë luleshtrydhe kanë pësuar dëme të konsiderueshme nga përmbytja që ndodhi për shkak të bllokimit të kanalit kullues.

Kanali i Çesmës, siç e quajnë banorët, u bllokua pas shirave të dy ditëve të fundit, pasi, siç thonë ata, nuk ishte pastruar, transmeton tch.

Fermerët që kultivojnë serra me luleshtrydhe janë dëmtuar sistematikisht nga përmbytjet e Lumit Vjosë. Por, edhe pse pjesa më e madhe e fermerëve kanë braktisur tokat e tyre pranë Lumit Vjosë dhe kanë marrë hapësira me qira në zona më të largëta, sërish nuk po u shpëtojnë përmbytjeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat