Kuponi, Tatimet mbyllin 19 biznese, ndër to edhe me emër

Shqipëria

Kuponi, Tatimet mbyllin 19 biznese, ndër to edhe me emër

Më: 1 dhjetor 2018 Në ora: 13:20
Biznesi i mbyllur

Drejtoria e Hetimit Tatimor ka mbyllur 19 biznese në qytetet kryesore të vendit për një muaj, pasi janë kapur për herë të dytë pa kupon tatimor.

Tatimet nuk bënë të ditur se në cilat qytete bëhet fjalë, por se po vijon kontrollet në terren në qendrat e qyteteve kryesore në vend, me qëllim uljen e informalitetit, si dhe rritjen e të ardhurave.

Gjatë 26 ditëve në nëntor janë kontrolluar 2928 biznese, por 1499 u kapën me shkelje. Prej gjobave u mbloldhën rreth 52 milionë  lekë.

Ku më kryesoret renditen si më poshtë:

Përveç 19 biznesve që janë mbyllur, janë bllokuar edhe 73 të tjerë të paregjistruar si subjekt i TVSH-së dhe 193 janë penalizuar sepse kishin  punonjës të padeklaruar.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat