Rama debaton me ministren, ajo ia bën me shenjë që të hesht

Shqipëria

Rama debaton me ministren, ajo ia bën me shenjë që të hesht

Më: 4 dhjetor 2018 Në ora: 07:24
Rama debaton me ministren

Ditën e djeshme ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka qenë në qendër të vëmendjes.

Ajo akuzohet për plagjiaturë me punimin e Doktoraturës, teksa në kuvend është përfshirë në një debat me kryeministrin Rama.

Besohet se këto akuza kanë qenë tema e diskutimit, teksa momenti është kapur nga LSA.

Në bisedë është përfshirë dhe ministrja Xhaçka, teksa interes kanë shfaqur dhe zëvendëskryeministrja Mesi dhe Ministrja Nikolla.

Përpos debatit, ajo që bie në sy është një shenjë e ministres

Ajo duket sikur po bën shenjë drejt kryeministrit Rama për të pushuar.

Ministrja e Shëndetësisë pretendon se Doktoratura e saj është në rregull, teksa ky është skandali i dytë në pak kohë për qeverinë Rama.

Më parë zv.ministri i Arsimit u shkarkua për shkak se kishte përdorur plagjiaturën në Doktoraturën e tij.

Image

 

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat