Nis punën Aleanca e Grave të qarkut të Elbasanit

Shqipëria

Nis punën Aleanca e Grave të qarkut të Elbasanit

Më: 4 dhjetor 2018 Në ora: 16:28
Elbasan

Në bashkinë e Elbasanit është  zhvilluat sot takimi lançues i Aleancës së Grave të Qarkut të Elbasanit.

Në takim morën pjesë Kryetari i bashkisë Qazim Sejdini, Zv. Kryeministrja Senida Mesi, përfaqësues të UN Women në Shqipëri dhe përfaqësues nga Rrjeti Kombëtar i Aleancave të Grave Këshilltare.

Në takim u diskutua për të drejtat e grave, forcimin e kapaciteteve të tyre dhe sfidat drejt së ardhmes.

Në fjalën e tij përshëndetëse Kryetari i Bashkisë vlerësoi rolin e jashtëzakonshëm të çdo gruaje në familje dhe shoqëri.

“Dikasteret kryesore në bashkinë e Elbasanit tashmë drejtohen nga gra dhe ky është çelësi i mbarëvajtjes së punëve në një institucion”, tha ai.

Për Zv. Kryeministren Senida Mesi, aleanca të tilla janë të rëndësishme për të përçuar më tej zërin dhe nevojat e çdo gruaje, kudo që ajo ndodhet.

Më tej, Mesi nënvizoi politikat e qeverisë në rritjen e rolit të gruas në vendim marje, por edhe vlerësimin që çdo grua, nënë, motër duhet të ketë në një shoqëri të emancipuar.

Përfaqësuesi i UN Woman në Shqipëri Giuseppe Belsito vlerësoi punën e Bashkisë së Elbasanit për sa i përket barazisë gjinore dhe të drejtave të grave.

Kryetarja e Aleancës Kombëtare të Grave Këshilltare Klodeta Dibra dhe Luiza Popja, Kryetare e Aleancës së Grave Këshilltare në bashkinë e Elbasanit informuan më gjerë rreth këtij organizimi dhe punës që po bëhet për ta përhapur këtë aleancë në çdo cep të vendit. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat