LSI: Thirrja e studentëve 'Ne nuk jemi bankomat', apeli më i madh kundër qeverisë

Shqipëria

LSI: Thirrja e studentëve 'Ne nuk jemi bankomat', apeli më i madh kundër qeverisë

Më: 5 dhjetor 2018 Në ora: 12:07
Deputetja Floida Kërpaçi

LSI-ja mbështet fuqimisht kauzën e studentëve që kanë dalë në protestë dhe ka kërkuar anullimin e tarifës së vendosur ndaj tyre. Deputetja Floida Kërpaçi dha në një deklaratë për shtyp argumentat pse studentët kanë të drejtë duke cituar vendimin e qeverisë që i revoltoi dhe shtoi se “thiirrja e studentëve “Ne nuk jemi bankomat” është apeli më i madh që i drejtohet qeverisë.

Kjo qeveri të mos marrë paratë e universiteve nga xhepat e studentëve, por me mekanizma të tjerë,” vërejti Kërpaçi.

Kërpaçi tha: "Ne kete Vendim te Keshillit te Ministrave, me dt.21.05.2018, pika 4, qeveria detyron studentet te paguajne per cdo provim te mbartur, ne baze te krediteve te tyre. Pra nje familje shqiptare pervec tarifes vjetore qe paguan, i duhet te paguaj edhe 4-fish me shume per cdo provim te mbartur!

Pagese, qe cdo studente eshte i detyruar ta beje per cdo provim te mbartur, dhe sa here t'i duhet ta jape ate provim! Ne nje vend ku sistemi arsimor eshte i deshtuar, ku punesimi eshte i pamundur por edhe i papaguar, nje vendim i tille ku studentet te paguajne per cdo kredit te provimeve te tyre, tregon perçmimin qe ka qeveria per studentet!

Jam absolutisht kunder, si e re, si studente,sepse e di sesa e veshtire eshte per bashkemoshatare te mi, te perballojne jetesen studentore, sesa ju duhet te punojne per te paguar faturen vjetore te shkolles! Ky vendim,detyron studentet te braktisin shkollen dhe masivisht te kerkojne largimin nga Shqiperia!

Arsim cilesor nuk ka, punesim per te rinjte nuk ka, pagesat jane qesharake, jetesa studentore eshte shume e shtrenjte! Studentet nuk duan te largohen nga vendi!"

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat