Protesta e studentëve, Tabaku: Mëma e të këqijave sot është Reforma e Arsimit - Bota Sot
Protesta e studentëve, Tabaku: Mëma e të këqijave sot është Reforma e Arsimit

Shqipëria

Protesta e studentëve, Tabaku: Mëma e të këqijave sot është Reforma e Arsimit

Më: 5 dhjetor 2018 Në ora: 15:48
Jorida Tabaku

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka komentuar protestën e studentëve për tarifat e larta shkollore.

Sipas Tabakut, mëma e të këqijave sot është Reforma e Arsimit që prodhon ndër të tjera edhe rritje tarifash për studentët.

“Kjo Reformë qe ogurzezë për studentët dhe ndonëse opozita e kundërshtoi dhe replikoi ashpër me qeverinë sërishmi kokëfortësia dhe makutëria e mazhorancës fitoi. Dy probleme kishte reforma; së pari zhdukte autonominë e Universiteteve dhe së dyti krijonte të gjitha kushtet që qeveria të shtrenjtojë tarifat për studentët duke shkatërruar kështu arsimin publik në shërbim të interesave klienteliste private”, shkruan Tabaku.

Ajo më tej shton se “Nën frymën e këtij ligji 8 muaj më parë kjo qeveri firmosi me VKM rritjen e tarifave për studentët. Ministria e Arsimit i hapi rrugë kështu shtrenjtimit të dijes duke mos sjellë asgjë tek studentët. Ndërkohë që universitetet klienteliste përfitonin nga ligji në fjalë”.

“Protesta e studentëve është sot më se e motivuar dhe e ligjshme, shkruan Tabaku, duke shtuar se “Ato u gënjyen nga ministria dhe gjithë qeveria. Tarifat e rritura me VKM nuk do të përkthehen në më shumë investime apo faktorë plus për studentët dhe punën kërkimore, përkundrazi tarifat shtrenjtohen që qeveria të ketë më shumë të ardhura në xhep dhe me to të japë koncesione dhe PPP tek kompanitë oligarke”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...