Protesta, Vasili: Kjo qeveri është armike me popullin

Shqipëria

Protesta, Vasili: Kjo qeveri është armike me popullin

Më: 6 dhjetor 2018 Në ora: 17:17
Petrit Vasili

Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka reaguar në lidhje me protestën e studentëve në Tiranë.

Sipas tij paratë duhet të shkojnë për financimin e arsimit publik dhe jo për rrugë fantazma dhe koncesione grabitqare.

Statusi i plotë:

Arsim publik falas me e pakta dhe behet me miliardat e koncesioneve.

Arsimi publik falas eshte detyrimi me minimal per shqiptaret, me mesimdashesit, qe mund te kene ekzistuar ndonje here.

Ky kryeminister dhe kjo qeveri kane derdhur pa ju dridhur qerpiku miliarda euro,po miliarda euro vertet, per rruge fantazma,koncesione ne shendetesi,fasada,zyra e ëc etj etj etj .

Arsimi publik falas te financohet duke ndalur keto koncesione grabitqare,qe jane kthyer ne nje hon qe perpin para’.

Neqoftese kryeministri dhe qeveria nuk bejne Arsimin Publik Falas dhe vazhdojne grabitjen dhe hajduterine e tmerrshme me koncesionet, do te thote se ata jane deklaruar perfundimisht kunder popullit, kunder te rinjve pra jane:

ARMIQ TE POPULLIT.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat