Çelja e negociatave, deputeti francez vlerëson progresin e Shqipërisë

Shqipëria

Çelja e negociatave, deputeti francez vlerëson progresin e Shqipërisë

Më: 8 dhjetor 2018 Në ora: 20:18
Bashkimi Evropian

Gjatë një takimi të mbajtur së fundmi nga zëvendësministrja e Drejtësisë dhe njëkohësisht Sekretarja për Marrëdhëniet me Jashtë e Partisë Socialiste, Teuta Vodo, me deputetin francez Joachim Son-Forget, i partisë së Presidentit francez Macron, La Republique en Marche, u diskutua mbi mbështetjen që kjo parti mund të ofrojë karshi integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian në vitin 2019.

Ai u shpreh se e shikon me pozitivitet progresin që ka bërë Shqipëria drejt përmbushjes së 5 prioriteteve.

Ndër të tjera Vodo deklaroi se “kjo vizitë zyrtare e  Forget konsolidon edhe më tej frymën tonë bashkëpunuese dhe angazhimin që marrin përsipër të dyja palët për ta çuar axhendën europiane përpara”.

Nga ana tjetër deputeti francez siguroi se Shqipëria është në rrugën e duhur të përmbushjes së reformave, pasi sipas tij, ka bërë një punë vërtetë të mirë për sa i përket luftës kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe emigrimit të paligjshëm.

Në vijim të fjalës, Forget deklaroi se nuk do të mungojë as mbështetja e Partisë La Republique en Marche për Shqipërinë, në gjithë rrugëtimin e saj drejt integrimit në Bashkimin Europian.

Së bashku me La Republique en Marche të Francës, ndajmë parimet e mosndërtimit të mureve ndaj njerëzve dhe popujve në nevojë dhe punës së palodhur për të ndërtuar një Evropë të të gjithëve dhe ky ishte dhe mesazhi që u përcoll në fund të takimit.

Pjesëmarrës në këtë takim ishin edhe kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste  Taulant Balla, zëvendësministri i Mbrojtjes, Petro Koci dhe zëvendësministri i Brendshëm, Julian Hodaj. /atsh

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat