Shqipëria në valë protestash, Edi Rama takohet me Erdoganin në Stamboll

Shqipëria

Shqipëria në valë protestash, Edi Rama takohet me Erdoganin në Stamboll

Më: 9 dhjetor 2018 Në ora: 06:18
Pamje nga takimi

Ndërsa Shqipëria është përfshirë nga valë protestash pa pikënisje politike, kryeministri Edi Rama ka shkuar në Turqi ku është takuar me presidentin Rexhep Taip Erdogan.

 Vizita nuk ishte paralajmëruar dhe të dhëna të pakta dolën zyrtarisht vetëm nga qeveria turke që u mjaftua të publikojë vetëm pamje nga takimi.

Vizita e Ramës në Stamboll vjen ndërkohë që në Shqipëri po zhvillohen paralelisht katër protesta. E para ajo e banorëve të unazës së madhe, e dyta ajo e studentëve, e treta ajo e banorëve tek bulevardi i ri dhe së fundi edhe protesta e bluzave të bardha. Nuk dihet ende se si do të jetë ecuria e këtyre protestave.

Më poshtë keni foto dhe video nga takimi i kryeministrit Rama me presidentin turk Erdogan.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat