Hakmerret Rama: Taulant Muka larvë politike, më tha dua veturë dhe më punëso babanë

Shqipëria

Hakmerret Rama: Taulant Muka larvë politike, më tha dua veturë dhe më punëso babanë

Më: 10 dhjetor 2018 Në ora: 13:08
Taulant Muka dhe Edi Rama

Në komunikimin e gjatë me median, kryeministri Rama ka nxjerrë prapaskenat e përplasjes me ish/zëvendës ministrin, Taulant Muka. Sipas Ramës, ky i fundit ishte habitur kur i kishte thënë të merrte postin e Ervin Demos, të cilin e kishte akuzuar për plagjiaturë.

Por, shtoi Rama, problemet u shtuan pasi mori postin e zëvendës ministrit. Sipas kryeministrit, Muka kishte kërkuar veturë me shofer, tualet në zyrë si dhe punësim të të atit. Teksa ka shpjeguar këtë situatë, Rama nuk është kursyer ndaj Mukës, duke e cilësuar këtë të fundit si një ‘larvë politike’.

Taulant Muka ka denoncuar deri më tani skandalin me plagjiaturë të ish/zëvendës ministrit Demo si dhe së fundmi ministres Mimi Kodheli.

Deklarata e Ramës për kërkesat e Mukës mund të shihet si një hakmarrje e kryeministrit, ndërsa mbetet të presim reagimin e ish/zëvendës ministrit të Arsimit.

Fjala e Ramës për Mukën:

U bë personazh ky Taulant Muka. Më erdhi me një grup pedagogësh, kërkoi takim me Nikollën ajo e priti. Më tha që kam një takim me një djalë , ka një ide. I thashë po bjeri këtu se kisha dëshirë t’i takoja. Kjo është e vërteta. Erdhën në zyrën time. Ishin një grup pedagogësh. Më shtroi platformën e tij. I thashë ku je ti, më tha n ë Zvicër. I thashë s’mund t’i bëjë të gjitha qeveria. Ti në Zvicër që na hedh shashka e tregon si duhet bërë, kjo nuk shkon. Do vish ta bësh ti i thashë. Ai zv/ministër që ti e akuzon, të ikë ai e hajde ti në vend të tij.

Kjo që thoni ju është diçka që s’e prisja. I thashë kjo është gjëja që të propozoj, ose ik edhe kjo s’bëhet. Jeni ju të universitetit, merreni në dorë dhe zgjidhni problemin.

Ditën e parë dua veturë me shofer. Jo po banjon pse nuk e kam në zyrë? Po kjo, po ajo? Babain e dua shofer të punësuar në ministri. I thoshte Lindita këto, i thashë ça bën ky.

Më çoi një mesazh, pastaj jep dorëheqjen e thotë Edi Rama është mësues vizatimi e thotë që s’bëj dot reformë.

Është një larvë politike, këtë mendoj unë për të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat