LSI dhe PD thyejnë bojkotin, sjellin përfaqësues në Parlament

Shqipëria

LSI dhe PD thyejnë bojkotin, sjellin përfaqësues në Parlament

Më: 13 dhjetor 2018 Në ora: 10:13
Kuvendi i Shqipërisë

Në seancën plenare e cila pritet të zhvillohet në pak minuta do të marrin pjesë disa deputetë përfaqësues të dy partive politike LSI dhe PD.

Kauza i studentëve e ka sjellë sërish në Kuvend opozitën pas një bojkoti të gjatë të nisur që në shtator.

4 deputetët përfaqësues të LSI do të jenë kreu i grupit parlamentar Petrit Vasili, deputetët Luan Rama, Kejdi Mehmetaj dhe Floida Kërpaçi. 

Ndërsa në si përfaqësues të Partisë Demokratike  do të jenë Ervin Salianji, Luçiano Boçi, Valentina Duka dhe Izmira Ulqinaku.

Pak minuta më parë në parlament ka mbërritur Kryeministri Rama si edhe deputetët përfaqësues të LSI-së. Ndërkohë studentët i janë afruar parlamentit ku do të zhvillojnë protestën e tyre ditën e sotme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat