“Do të bllokojmë rrugën deri sa të votojnë ligjin”, paralajmërojnë studentët

Shqipëria

“Do të bllokojmë rrugën deri sa të votojnë ligjin”, paralajmërojnë studentët

Më: 13 dhjetor 2018 Në ora: 13:36
Protesta

Me mijëra studentë kanë dalë sot të protestojnë para Parlamentit, ku vijojnë të kërkojnë plotësimin e 8 kërkesave të tyre të panegociueshme.

Ndërkohë që vazhdonte seanca plenare, studentët kanë ngritur tonet për plotësimin e kërkesave të tyre. Nga jashtë godinës së Kuvendit, një nga të rinjtë ka kërkuar bllokimin e rrugës për deputetët deri në momentin që kërkesat e tyre të plotësohen.

“Unë kam marrë mesazhe kërcënuese nga fakulteti im dhe pedagogët e mi. Unë kam kushte për të paguar por dua të jem këtu.  Rrënjët në Shqipëri janë shumë të kalbura. Nuk e di ku i kam shokët e mi sot, se kanë ikur nga Shqipëria, pse duhet të ikim edhe ne. Tani mbaron seanca, kush është t’i bllokojmë rrugën deri sa të votojnë ligjin tonë”, u shpreh student.

Kryeministri Edi Rama është shprehur i gatshëm të plotësojë 8 pikat por me kushtin që të dialogohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat