Studentët përplasen me policinë para kryeministrisë, shkak bëhet ngrohja

Shqipëria

Studentët përplasen me policinë para kryeministrisë, shkak bëhet ngrohja

Më: 13 dhjetor 2018 Në ora: 19:42
Studentët përplasen me policinë para kryeministrisë, shkak bëhet ngrohja

Në ditën e tretë të protestës para kryeministrisë dhjetëra studentët kanë vendosur ta kalojnë natën poshtë zyrës së Edi Ramës.

Ndërsa në Tiranë temperaturat po shkojnë drejt minusit ata kanë nevojë për ngrohje dhe pikërisht për këtë patën një konfrontim me policinë e Shtetit.

Ata sollën në bulevard disa fuçi dhe dru zjarri, por fillimisht nuk u lejuan nga forcat e policisë.

Por pavarësisht tentativës për t’i bllokuar, studentët arritën t’i sillni ato pranë grupit ku janë edhe protestuesit e tjerë.

Kujtojmë që protesta e tyre sot është në ditën e 9, ndërsa presin nga Edi Rama një dokument me firmë ku njofton për plotësimin e 8 kërkesave të tyre.

Rama parimisht ka shprehur dakordësi, por nuk pranon firmosjen pa u ulur në dialog.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat