Bregdeti shqiptar me borë të dobët dhe shi - Bota Sot
Bregdeti shqiptar me borë të dobët dhe shi

Shqipëria

Bregdeti shqiptar me borë të dobët dhe shi

Më: 14 dhjetor 2018 Në ora: 09:25
Ilustrim

Moti për ditën e sotme në Shqipëri parashikohet me vranësira të dendura.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, do të ketë reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të vendit, ndërsa në jugperëndim e veriperëndim reshjet do të jenë lokalisht me intensitet deri mesatar në formë shtrëngatash.

Reshje dëbore në intensitet të ulët në lartësitë mbi 500-800 metra në verilindje. Mjegull/mjegullinë nëpër lugina për shkak të reshjeve të shiut dhe dëborës.

Era do të fryjë me drejtim juglindje 1-25 m/sek intensive përgjatë vijës bregdetare. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 3-4 në forcim, me lartësi vale deri në 1.2-1.8 metra.

Temperaturat parashikohen:

Shkodër        4/13 re shi

Kukës          -1/5  re borë e dobët

Lezhë          5/15  re shi

Dibër          -1/5   re borë e dobët

Durrës           6/15  re shi

Tiranë                     4/16  re shi i dobët

Elbasan         2/12   re shi i dobët

Berat           2/12   re

Vlorë           6/16  re shi

Korçë          -1/5  re

Gjirokastër   0/12  re shi i dobët

Sarandë        6/14  re shi. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...