Meta nderohet me çmimin “Politikani ndërkombëtar i vitit 2018” - Bota Sot
Meta nderohet me çmimin “Politikani ndërkombëtar i vitit 2018”

Shqipëria

Meta nderohet me çmimin “Politikani ndërkombëtar i vitit 2018”

Më: 15 dhjetor 2018 Në ora: 10:49
Ilir Meta në ceremoninë gala të zhvilluar në Romë

Presidenti i Republikës, Ilir Meta u vlerësua dje me çmimin “Politikani ndërkombëtar i vitit 2018” nga Fondacioni “Foedus”.

Kreut të Shtetit shqiptar iu akordua ky çmim me motivacionin “Për promovimin dhe forcimin e marrëdhënieve dhe miqësisë mes Shqipërisë dhe Italisë”.

Në ceremoninë gala të zhvilluar në Romë, me temë “Një dhuratë për një buzëqeshje”, Presidenti i Fondacionit  “Foedus”, z.Mario Baccini,  duke i dorëzuar çmimin prestigjioz Presidentit Meta theksoi se ky vlerësim u jepet çdo vit atyre personaliteve italiane dhe të huaj, të cilët kanë spikatur në fushat e tyre.

Presidenti Meta duke falënderuar Fondacionin “Foedus” për vlerësimin e bërë ndaj tij u shpreh ndër të tjera se: “Ky çmim u shkon mijra shqiptarëve që jetojnë dhe punojnë në Itali. Ky çmim u shkon arbëreshëve tanë të dashur të cilit lidhin dy popujt tanë në mënyrë unike prej 500 vjetësh, por edhe mijra italianëve që punojnë dhe jetojnë në Shqipëri prej vitesh. Edicioni i 18-të i Fondacionit Tuaj titullohet “Një dhuratë për një buzëqeshje” ndaj dhe unë duke ju falënderuar për vlerësimin dua T’ju kujtoj thënien e një shqiptareje të madhe, Shën Nënë Tereza, e cila ka thënë se paqja fillon me një buzëqeshje.”, – theksoi Presidenti Meta.

Çmimi i Fondacionit “Foedus” iu akordua gjithashtu edhe UNICEF-it, NEUROMED Italia, Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë italiane, Franco Gabrielli, si dhe këngëtarit të famshëm italian Fausto Leali.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...