Presidenti Meta reagon pas kërcënimit me jetë ndaj Ylli Rakipit

Shqipëria

Presidenti Meta reagon pas kërcënimit me jetë ndaj Ylli Rakipit

Më: 18 dhjetor 2018 Në ora: 16:26
Ilir Meta

Presidenti i Republikës së Shqipërisë Ilir Meta ka reaguar rreth lajmit të publikuar pak orë më parë, ku është kërcënuar me jetë drejtuesi i emisionit “Të Paekspozuarit”, Ylli Rakipi.

Pas një takimi që Meta ka patur me Ylli Rakipin dhe është njohur me kërcënimin që është bërë në adresë të tij për shkak të detyrës.

Me anë të një komunikate zyrtare, kreu i shtetit i ka bërë thirrje Prokurorisë që të hetojë kërcënimin e gazetarit Rakipi.

“Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta pasi u njoh nga mediat me kërcënimet e bëra ndaj gazetarit të njohur, zotit Ylli Rakipi, priti në një takim të veçantë z.Rakipi dhe u njoh me shqetësimet dhe kërcënimet ndaj tij për shkak të detyrës.

Presidenti Meta shprehu solidaritetin e tij me z.Rakipi dhe të gjithë gazetarët që me guxim e profesionalizëm i shërbejnë interesit publik përmes fakteve dhe të vërtetave.

Presidenti Meta apelon ndaj institucioneve ligjzbatuese të hetojnë me përgjegjësi maksimale këtë rast me qëllim ndëshkimin e merituar të autorëve.

Presidenti Meta i bën thirrje të gjithë gazetarëve të denoncojnë çdo presion e shantazh që u bëhet në cënim të misionit të tyre i cili është vendimtar për demokracinë e sundimin e ligjit”,-thuhet në njoftimin e Presidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat