Borë dhe akull, Policia i bën thirrje shoferëve të jenë 'të butë'

Shqipëria

Borë dhe akull, Policia i bën thirrje shoferëve të jenë 'të butë'

Më: 19 dhjetor 2018 Në ora: 11:53
Foto ilustrim

Policia e Shtetit i ka bërë thirrje shoferëve të jenë të kujdesshëm në kushtet e borës dhe akullit në rrugë.

"Jini të kujdesshëm - njofton sot Policia. - Bora dhe ngricat tashmë prezente në rrugët verilindore të vendit. E keni bërë gati makinën tuaj? Besoj se jo, sepse rënia e dëborës shpeshherë të zë papritur.

Ndërroni gomat nga verore në dimërore.

Përpara udhëtimit me mjet hiqni dëborën komplet nga mjeti juaj.

Evitoni manovrat e ashpra - “butësia” është çelsi i artë kur jeni me mjet dhe qarkulloni në akse rrugore me dëborë.

Në ngjitje mos hiqni dorë kurrë, vendosni marrshin e parë ose të dytë dhe vazhdoni me kujdes pa u tërhequr dhe pa ekzagjeruar me gazin, por edhe pa “humbur” shpejtësi.

Në disheza, përdorni frenimin/motor.

Qëndroni larg mjeteve të tjera si distancë udhëtimi.

Në rastet e rrugës së mbuluar me dëborë në shtresë të lartë më mirë mos ndiqni gjurmët që mjetet e tjera kanë lënë mbi sipërfaqen e saj.

Kujdes me akullin. Është më i rrezikshëm se dëbora, sepse shpesh është i padukshëm në momentin e parë për drejtuesit e mjeteve. Telefononi 112 për çdo problematikë, jemi në shërbimin tuaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat