Rama në Vlorë u bë për “ujë të ftohtë”, por thotë se ka bërë për vete shumicën e studentëve

Shqipëria

Rama në Vlorë u bë për “ujë të ftohtë”, por thotë se ka bërë për vete shumicën e studentëve

Më: 19 dhjetor 2018 Në ora: 15:40
Edi Rama

Takimi i Ramës sot në Vlorës me studentët nuk ndodhi ashtu siç kryeministri e priste.

Një lumë akuzash u hodhën nga studentët ndaj tij, edhe pse Rama si përherë u kthye me një gjuhë arrogante.

Por përpos refuzimit që iu bë nga ana e studentëve, Rama e cilëson një bashkëbisedim me shumicën, edhe pse shumica u largua nga salla.

“Dialog intensiv në Universitetin Ismail Qemali me shumicën që bashkëbisedon, e na jep mundësi të mësojmë më shumë nga hallet e problemet specifike studentëve të çdo dege, dhe me pakicën që flet po refuzon të dëgjojë, duke më thënë kemi frikë se na mbush mendjen.

Flm të gjithëve”, shkruan Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat