Futbollisti turk i theri kundërshtarët gjatë ndeshjes, pezullohet përjetësisht - Bota Sot
Futbollisti turk i theri kundërshtarët gjatë ndeshjes, pezullohet përjetësisht

Sporti

Futbollisti turk i theri kundërshtarët gjatë ndeshjes, pezullohet përjetësisht

Më: 8 mars 2019 Në ora: 14:23
Pamje nga ngjarja

Futbollisti turk i Amedsporit, Mansur Çalar, e mori një thikë në fushën e lojës së ndeshjes kundër Sakaryasporit, në ligën e Turqisë. Ai i theri katër lojtarë me thikën e tij.

Mesfushori Çalar është pezulluar përjetësisht nga ndeshjet e futbollit, pasi i lëndoi kundërshtarët e tij gjatë një ndeshjeje në nivelin e katërt të futbollit në Turqi. Njëri nga viktimat u lëndua në qafë.

Një video e shfaq incidentin ku shihet Çalari duke hyrë në fushë me një thikë të vogël. Gjyqtari nuk e kuptoi atë që po ndodhte, përkundër tentimeve të lojtarëve.

“Pa asnjë dyshim, ai kishte qëllim t’i lëndonte lojtarët. Një njeri nuk e bën një gjë të tillë. Nëse Federata nuk e dënon atë përjetësisht, ne do të shkojmë në UEFA për të protestuar”, ka thënë trajneri i Sakaryasporit, Ismail Ertekin.

Mirëpo, Federata e Futbollit të Turqisë e dënoi menjëherë futbollistin, i cili nuk ka të drejtë më të luajë futboll, asnjëherë në jetën e tij.

 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...