Drogë dhe femra në dhomën e hotelit, sportisti...

Sporti

Drogë dhe femra në dhomën e hotelit, sportisti...

Më: 29 maj 2019 Në ora: 12:20
Drogë dhe femra në dhomën e hotelit, sportisti...

Lojtari i hokejit në akull, Evgeny Kuznetsov u filmua para një viti teksa ishte në një dhomë hoteli, i shoqëruar nga një femër e panjohur dhe një sasi kokainë në tavolinën para tij, gjithsesi videoja u publikua këtë të hënë në rrjetet sociale.

Video u bë menjëherë virale në të gjithë botën dhe lojtari i skuadrës së Washngton Capitals u përball me një sërë kritikash ndaj.

Më një intervistë rusi pranoi se ka qenë në atë dhomë, por thjesht shkoi për të takuar disa shokë të tij dhe kur pa se çfarë po ndodhte u largua menjëherë, shkruan telesporti. “Nuk jam gjithnjë i përfshirë në atë që ndodh rreth meje. Kurrë nuk kam provuar drogë dhe as do ta bëj. Nëse keni dyshime, jam gati të bëjë testet mjekësore. Thjesht shkova për të takuar disa shokë në dhomën e tyre të hotelit, por u largova shpejt pasi pashë se çfarë po ndodhte aty. Substanca të çuditshme në tavolinë dhe një femër e panjohur. U largova sa më shpejt që pata mundësi”, tha Kuznetsov.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat