Pogba apo Eriksen? Vendos Zidane

Sporti

Pogba apo Eriksen? Vendos Zidane

Më: 1 qershor 2019 Në ora: 09:48
Zidane

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, preferon transferimin e Paul Pogbas para Christian Eriksen.

‘Los Blancos’ kanë qenë të interesuar për mesfushorin e Tottenham që një kohë të gjatë, por mund t’i japin përparësi Paul Pogbas, me dëshirën e Zinedine Zidanes, njofton ‘Marca’, përcjell ‘lajmi.net’.

Eriksen i ka mbetur kontratë me Tottenham edhe një vit dhe do të kushtonte më pak se 60 milionë euro, përkundër Pogbas, vlera e të cilit konsiderohet rreth 140 milionë euro.

Pavarësisht këtij dallimi të madh në çmim, Zidane nuk është plotësisht i bindur nga Eriksen, duke preferuar para tij Paul Pogban.

Francezi te Manchester United është transferuar në vitin 2016, për 105 milionë euro, për t’u bërë në atëkohë futbollisti më i shtrenjtë në histori të futbollit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat