Kosova U21 në hendboll sot do të ndeshet me Portugalinë.
Hendbollistët juniorë janë të parët që kanë bërë të mundur të dëgjohet himni i Kosovës në një kampionat botëror në këtë sport.
Sot në orën 16:30 do të ndeshen kundër Portugalisë dhe po mundohen që t’iu kthehen fitoreve.
Kosova ka humbur ndeshjen e fundit kundër Hungarisë me rezultat 21:36 dhe po mundohet të bëjë më të mirën kundër Portugalisë.