Rusët kërkojnë ‘qetësinë Olimpike’ për pasigurinë e Tokios!

Sporti

Rusët kërkojnë ‘qetësinë Olimpike’ për pasigurinë e Tokios!

Më: 23 mars 2020 Në ora: 18:32
Foto ilustrim

Zyrtarët olimpikë rusë të hënën kërkuan nga Komiteti Olimpik Botëror të qëndrojë e qetë pasi pandemia koronavirus po kërcënon lojërat Olimpike të Tokios.

“Paniku është gjëja më e keqe që mund të ndodhë në situatën e tanishme,” tha Komiteti Olimpik Rus (ROC) me një deklaratë.

“ROC u bën thirrje të gjithë përfaqësuesve të komunitetit sportiv të mbajnë qetësinë Olimpike, të veprojnë në mënyrë sistematike dhe konstruktive ndërsa përgatiten për Lojërat Olimpike Tokio 2020”.

Lojërat në Japoni do të fillojnë më 24 korrik, por përhapja e pandemisë globale të koronavirusit ka bërë që zhvillimi i këtij kompeticioni të jetë në dyshim.

Një numër në rritje i federatave kombëtare të sporteve kanë kërkuar që Lojërat të shtyhen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat