Bach: Po shohim që sporti, edhe pse me hapa të vegjël, po rikthehet drejt normalitetit

Sporti

Bach: Po shohim që sporti, edhe pse me hapa të vegjël, po rikthehet drejt normalitetit

Më: 25 shtator 2020 Në ora: 11:48
Bach: Po shohim që sporti, edhe pse me hapa të vegjël, po rikthehet drejt normalitetit

Lojërat Olimpike “Tokio 2020” do të zhvillohen edhe në rast se deri verën e ardhshme nuk do të kemi një vaksinë kundër koronavirus. Kështu ka deklaruar në një video-konferencë presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC), Thomas Bach.

“Po shohim që sporti, edhe pse me hapa të vegjël, po rikthehet drejt normalitetit. Gradualisht, por i sigurtë dhe mjaft evente të mëdha janë organizuar me sukses.

Madje edhe në Japoni, siç janë ndeshjet e J-League”, tha Bach, gjatë diskutimit me komitetin organizator të Olimpiadës.

“Mjaft aktivitete edhe më komplekse, si Turi i Francës, kanë treuar se eventet e mëdha sportive mund të organizohen edhe pa praninë e një vaksine. Kjo vlen edhe për Olimpiadën. Duhet bashkëpunim dhe monitorim i situatës dhe personave”, tha Bach.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat