Meta kthehet 35 vite pas, nostalgjik për kohën si peshëngritës

Sporti

Meta kthehet 35 vite pas, nostalgjik për kohën si peshëngritës

Më: 20 tetor 2020 Në ora: 14:05
Meta kthehet 35 vite pas, nostalgjik për kohën si peshëngritës

Presidenti Ilir Meta bëhet nostalgjik për vitet, kur merrej me sport. Konkretisht, me peshëngritje. Përmes një statusi në Facebook, kreu i shtetit mundohet të lidhë dy kohë, dje dhe sot, përmes një personazhi përbashkues si ish-trajneri i njohur, Ferid Berberi:

“I lumtur sot të kthehesha 35 vite pas në kohë për të ndarë kujtime të jashtëzakonshme të një periudhe shumë të bukur të jetës sime, me Profesorin tim të dashur, Ferid Berberi, ish-trajnerin e madh të peshëngritjes së Ekipit Kombëtar e Dinamos dhe të kampionëve Aleksandër Kondo, Agron Haxhihyseni, Ardian Kokonozi, Muharrem Berisha e shumë të tjerë.

Pas arratisjes së Aleksandër Kondos, ishte Profesor Berberi, i cili më tërhoqi në magjinë e peshëngritjes dhe më edukoi me shumë pasion e dashuri me vlerat më të mira sportive. E falendëroj veçanërisht për këtë foto të bukur që më solli sot gjatë stërvitjes me dy miqtë e mi, dinamovitin Bashkim Mullai dhe Ardian Kokonozi, apo siç e quanim të gjithë Poku, Kampion i Ballkanit.

Përjetë mirënjohës Profesorit të dashur që me shumë profesionalizëm, pasion e përkushtim përgatiti denjësisht shumë kampionë të peshëngritjes shqiptare, duke mbetur një shembull i çmuar dhe përherë frymëzues i gjeneratave të tëra sportistësh në rrugën e suksesit dhe të fitoreve. Falë tij edhe unë jam stërvitur për të qenë përherë në superformë për të ngritur vetëm pesha të rënda!".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat