Milioneri fejohet me sportisten bukuroshe 

Sporti

Milioneri fejohet me sportisten bukuroshe 

Nga: K.G. Më: 18 dhjetor 2020 Në ora: 13:14
Milioneri fejohet me sportisten bukuroshe 

Tenistja e bukur ruse Maria Sharapova ka kohë që po shijon një marrëdhënie të lumtur me milionerin anglez Alexander Gilkes, dhe tani ata kanë njoftuar në rrjetet sociale se janë fejuar.

Pasi e prishi fejesën me basketbollistin slloven me origjinë serbe Sasha Vujaçiç dhe një marrëdhënie serioze me tenistin bullgar Grigor Dimitrov, bukuroshja hyri në një lidhje me milionerin anglez Alexander Gilkes.

"Faleminderit që më bëre të lumtur dhe më the ‘po’. Unë mezi pres të të dua dhe të mësoj nga ti gjithë jetën time", shkroi Gilkes.

Image

"Unë thashë ‘po’ në ditën e parë që të takova. Ishte sekreti ynë i vogël, apo jo?", shkruan Sharapova në një postim të saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat