Shatri i kundërpërgjigjet akuzave: Hamiti është një rrugaç dhe falsifikues

Sporti

Shatri i kundërpërgjigjet akuzave: Hamiti është një rrugaç dhe falsifikues

Më: 15 mars 2021 Në ora: 17:35
Shatri dhe Hamiti

Anëtari i Bordit të Federatës së Notit, Ardian Hamiti ka akuzuar Afërdita Fazliun dhe ish basketbollistin e njohur, Fikret Shatrin se kanë prishur Kuvendin zgjedhor të Notit që u zhvillua më 13 mars (të shtunën) por që nuk përfundoi me zgjedhjen e kryetarit të ri.

Hamiti në një prononcim ka deklaruar se Fazilu dhe Shatrin në Kuvendin e së shtunës ishin me vetëm një qëllim të caktuar, për të prishur dhe mbështetur disa klube fantome që nuk janë të regjistruara fare në Federatë.

Media ka kontaktuar me zyrtarin e Departamentit të Sportit, Fikret Shatri, i cili i ka hedhur poshtë këto akuza, duke mohuar se ka shkuar në Kuvendin zgjedhor të Notit në rolin e zyrtarit të departamentit.

 “Nuk është e vërtetë, unë kam qenë në cilësinë e menaxherit të sportit.

“Ai (Hamiti) ka marrë pjesë në gara shkollore, është një falsifikator, një rrugaç për mu, etiketimet të cilat ai m’i bën, jo ‘plp’ jo anej, jo knej”

Shatri poashtu ka mohuar se ka mbështetur disa klube fantome që nuk janë të regjistruara në Federatë.

“Nuk është e vërtetë, janë shpifje, hajde në department të sportit edhe kqyre qysh Astrit Haliti 6 klube nuk i ka pranu që 6 vjet në Federatë”, ka thënë Shatri.

Hamiti me Gazetën Online “Insporti” ka deklaruar se këta dy zyrtarë (Afërdita Fazliu dhe Fikret Shatri) kanë interesa të caktuar që një kandidat i caktuar të bëhet të bëhet kryetar i ri i Federatës së Notit.

Teksa, Shatri ka pohuar se ka vetëm raporte shoqërore me Rita Zeqirin.

“Me Rita Zeqirin me motrën e këtij Trimit ose çikën e Agronit, jemi miq me vite” 

“U munu me shantazhu kur e kam bë një fotografi me këtë Shalën edhe Rita Zeqirin, ai është munu me u etiketu, po mu nuk më çon peshë – munohet me u mbulu edhe me mbrojtë një strukturë e cila e ka shkatrru notin, që mu nuk më intereson fare se unë takojë sportit të basketbollit, po si do që të jetë ai është një rrugaç, ai munet me çu në prokuroari e në polici, por po më vjen keq që më vjen puna me fol për një rrugaç”

“Ne vrapojmë bashkë me Ritën, edhe nuk mundet me ma përcaktu a shkoj me u taku me Ritën a me Agronin, a me këtë a me atë.”

Hamiti poashtu ka thënë se këta dy persona i takojnë një grupi shantazhues që kanë interesa të caktuar në këto zgjedhje të Komitetit Olimpik të Kosovës, teksa Shatri nuk i ka ndalur fjalët fyese drejt Hamitit, duke u quajtur fundërrinë dhe rrugaç.

 “Ai është një fundërrinë, është përjashtu nga federata e sportit shkollorë sepse është merrë me falsifikime, është falsifikatorë, e marrë atë si rrugaç, është e dhimbshme qysh një rrugaç i tillë ka fakultet të kulturës fizike.

 “Më së paku ai i takon botës së sportit, më vjen turp që flas për një personalitet të tij, se ai nuk është personalitet, jo që ia kam inatin, se ai me ka etiketu në kuvend aty mënyrën më të keqe të mundshme, por s’kam desht me reagu”, ka përfunduar Shatri. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat