Në Maqedoninë e Veriut ‘zgjidhet problemi’ i sportistit pas pensionimit por në Kosovë...

Sporti

Në Maqedoninë e Veriut ‘zgjidhet problemi’ i sportistit pas pensionimit por në Kosovë...

Nga: Kemajl Goca Më: 27 mars 2021 Në ora: 15:28
Mojsov

Brenga e sportistëve elitarë si gjithmonë është se çfarë do të ndodhë me ta pas pensionimit, kur e mbërrijnë moshën 65-vjeçare! 

Brenga është se cili është statusi i tyre, çfarë ndodhë me ta apo cili është pensioni si sportist elitar.

Në Kosovë ende nuk është i rregulluar ky status, me përjashtim të atyre që fitojnë medalje të artë, të argjendtë e të bronztë olimpike, medalje të artë, të argjendtë dhe të bronztë në Kampionatin Botëror, ose të artë, të argjendtë e të bronztë në Kampionatin Evropian.

Çfarë ndodhë me sportist elitar, si bie fjala nëse nesër futbollistët, basketbollistët, hendbollistët apo volejbollistët (meshkuj e femra), kualifikohen direkt në Kampionatin Evropian apo Botëror, janë sportist elitar por nuk fitojnë medalje: Këtu është dilema.

Në Maqedoninë e Veriut, kjo dilemë duket se është zgjedhur për sportist elitar, vetëm ka mbetur të përcaktohet forma e pagës së pensionimit në bazë të kategorizimit!

Si duhet të trajtohen tek ne statusi i pensionimit të sportistëve profesional?

Çka të bëjnë sportistët kur t’i mbushin 65 vjet. A do të përkujdeset shteti për ta për kontributin që kanë dhënë sportistët për këtë shtet prej periudhës 1990 e deri më sot  

Ish hendbollisti ndërkombëtar i Maqedonisë së Veriut, tani drejtor i Agjencisë së Rinisë dhe Sporteve në këtë shtet, Naumçe Mojsov, pas lobimit, duket se e ka zgjidhur problemin e statusit të sportistëve elitarë kur del në pension, vetëm kanë mbetur moduli të përcaktohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat