Vdes trajneri i mirënjohur

Sporti

Vdes trajneri i mirënjohur

Nga: K.G. Më: 27 prill 2021 Në ora: 21:54
Vdes trajneri i mirënjohur

Trajneri i mirënjohur çek i hokejit, Miroslav Frycer, sot ka ndërruar jetë në moshën 61-vjeçare. 

Skuadra e ligës çeke, Orli Znojmo, konfirmoi lajmin për vdekjen e tij.
Frycer vdiq pas një sëmundje të shkurtër.

Frycer, e kishte përfaqësuar Çekosllovakinë në Lojërat Olimpike Dimërore në vitin 1980, u largua nga vendi komunist dhe iu ishte bashkuar Quebec Nordiques për sezonin 1981-82 në NHL. 

Ai kishte sezonin e tij më produktiv si sulmues në vitin 1985-86, kur kishte shënuar 32 gola dhe 43 asistime në 73 ndeshje me Leafs-in.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat