Bashkëshortët sportistë në Kosovë, djali lojtar i dëshmuar, reja lojtare e spikatur  

Sporti

Bashkëshortët sportistë në Kosovë, djali lojtar i dëshmuar, reja lojtare e spikatur  

Nga: Kemajl Goca Më: 30 prill 2021 Në ora: 18:34
Taibi, Enisi dhe Zumra

Familje moderne e sportistësh dhe pa sport nuk mund të jetojnë si peshku pa ujë! 

Shumëkush ua ka lakmi kësaj familje sportistësh dhe të moderuar. Është fjala për familjen Kabashi. 

Taib Kabashi, ish hendbollist i gjeneratës së artë të Trepçës nga Mitrovica, po ashtu ka luajtur edhe në kohën e gjeneratës së sakrificës (1991-1999), ka kontribuar edhe financiarisht dhe karrierën si lojtar aktiv e ka përfunduar në vitet e pasluftës. Pastaj u bë trajner prej më të suksesshëm në vitet e pasluftës, që i dha gjallëri hendbollit. 

Kabashi është i martuar me ish basketbollisten Zumra, me të cilën kaloi dhe po kalon jetën më të mirë, ndërsa djali i tij, Enisi, është prej hendbollistëve më të shquar në vitet e pasluftës në Kosovë dhe tani jeton e vepron në Gjermani, me bashkëshorten Lule Simnica, volejbolliste e dëshmuar në vendin tonë dhe tani edhe në Gjermani.

Taib Kabashi sot është kryetrajner i skuadrës me renome Prishtina dhe trajner i Kombëtares së Kosovës U-18.

Bashkëshortët sportistë, djali lojtar i dëshmuar sikur edhe reja e tyre. Një familje e rritur në frymën sportive që i dhanë dhe po i japin shumë Kosovës. Shembulli më i mirë në Kosovë, se si një familje janë të përkushtuar me sportin dhe jetojnë prej saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat