Sot pastron varreza, dikur lojtar i njohur në Kosovë e trajner me famë... 

Sporti

Sot pastron varreza, dikur lojtar i njohur në Kosovë e trajner me famë... 

Nga: Kemajl Goca Më: 11 maj 2021 Në ora: 15:30
Sot pastron varreza, dikur lojtar i njohur në Kosovë e trajner me famë... 

Boshnjaku Kasim Kamenica, një pjesë të mirë të jetës e ka kaluar në Kosovë, sidomos në vitet e 70-ta dhe të 80-ta, kur ishte portier standard i klubit Borci nga Ferizaj (sot Kastrioti), që garonte në Ligën e Parë ish jugosllave në hendboll. 

Para një viti ka qenë edhe kryetrajner i Kastriotit (meshkujt) dhe pastaj u largua për në Bosnjë Hercegovinë përkatësisht në vendlindjen e tij në Gorazhde. 
Ai në vitin 2004 me Slloveninë u bën nënkampion të Evropës. Kamenica është trajner me famë në rrafshin ndërkombëtar.

“Unë nuk jam i interesuar për politikë, por kur lexova ftesën publike të kryetarit Imamoviç mbrëmë, këtë mëngjes u bashkova me aksionin e pastrimit të varrezave të Kolijevka.

Jam thellësisht i zhgënjyer që nuk shoh ndonjë sportist nga klubet e shumta të Gorazdanit në veprim, dhe kryesisht të gjithë jetojnë me fonde buxhetore dhe jam i bindur se asnjëri prej tyre nuk është në stërvitje në mëngjes!”, ka shkruar Kamenica në një postim të djeshëm në profilin e tij në facebook.

Kamenica ka kontribuar në pastrimin e varrezave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat