Të gjithë sportistët do të monitorohen

Sporti

Të gjithë sportistët do të monitorohen

Më: 10 qershor 2021 Në ora: 11:00
Të gjithë sportistët do të monitorohen

Të gjithë sportistët e stafet që do të udhëtojnë në Japoni për të marrë pjesë në Lojërat Olimpike “Tokio 2020” do të mbajnë një GPS (gjurmues). Lajmi është konfirmuar nga shefi organizativ i Olimpiadës, Toshiro Muro.

Ai saktësoi se ky gjurmues nuk do të shërbejë vetëm për të monitoruar lëvizjen e sportistëve por edhe të gjurmuar në mënyrë retroaktive çdo lëvizje të tyre në rast se shfaqen raste pozitiviteti me koronavirus.

Një GPS do të mbajnë edhe përfaqësuesit e mediave dhe të ftuarit që do të jenë në Tokio apo në Fshatin Olimpik gjatë Olimpiadës. Të gjithë do të jenë objekt i monitorimit. Muro nuk ka deklaruar nëse pijet alkoolike do të lejohen apo jo në Fshatin Olimpik.

Tokio është ende në gjendje të jashtëzakonshme deri në fund të qershorit si pasojë e pandemisë Covid-19. Ndërkohë që Olimpiada do të nisë më 23 korrik (deri më 8 gusht).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat