Pishtari me flakën olimpike nuk do të ecë në rrugët e Tokios

Sporti

Pishtari me flakën olimpike nuk do të ecë në rrugët e Tokios

Më: 7 korrik 2021 Në ora: 10:49
Pishtari me flakën olimpike nuk do të ecë në rrugët e Tokio

Organizatorët e Lojërave olimpike “Tokio 2020” kanë vendosur sot të anulojnë  marshimin e flakës olimpike në rrugët e Tokio, ku më 23 korrik do të nisë eventi më i madh sportive.

“Pishtari me flakën olimpike nuk do të ecë në rrugët e Tokio më datat 9-23 korrik për shkak të pandemisë Covid 19”, thuhet në komunikatën e zyrtarëve.

Gjatë kësaj periudhë, pishtari do të mbahej në duar nga mjaft presonalitete të sportit e jo vetëm, por situata me koronavirus ka bërë që kjo gjë të anullohet. Gjatë 24 orëve të fundit, në Tokio u regjistruan 593 raste të reja me koronavirus.

Në rrugët e Tokio, në vend të stafetës që do të kryhej me flakën olimpike, do të organizohen ceremoni të vogla me pishtarin, por pa spektatorë. Gjithçka do të transmetohet “live” në TV dhe publiku mund ta ndjekë atë nga shtëpia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat